Duke folur para Bundestagut gjerman, kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një NATO më të fortë brenda Evropës, duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit Shteteve të Bashkuara.
“Aleanca Ushtarake dhe besimi që është rritur në NATO gjatë më shumë se shtatë dekadave vazhdojnë të jenë garancia më e mirë e lirisë, paqes dhe sigurisë për të gjithë në të dyja anët e Atlantikut. Kjo është arsyeja pse ne evropianët duam ta ruajmë NATO-n dhe ta forcojmë atë brenda Evropës, ndaj ne gjithmonë do t’ua shtrijmë dorën e bashkëpunimit Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Friedrich Merz.
Merz tha se Evropa kishte gjetur vetërespekt duke mbrojtur një rend global të bazuar në rregulla.
“Gjithnjë e më shumë vende në mbarë botën po e pranojnë se riorganizimi aktual global paraqet gjithashtu një mundësi për të gjithë aktorët që preferojnë rregullat ndaj arbitraritetit dhe që shohin më shumë përparësi në tregtinë e lirë dhe të ndershme sesa në ndjekjen e interesit të njëanshëm”, tha Kancelari.
Kancelari gjerman u shpreh se Evropa nuk do të frikësohet më nga kërcënimet tarifore, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tërhoq nga përdorimi i TYRE si një mjet për të marrë kontrollin e Groenlandës, ishullit autonom të Danimarkës. Merz vlerësoi marrëveshjet tregtare të Bashkimit Evropian me bllokun tregtar të Amerikës Latine Mercosur dhe atë të fundit me Indinë si shembuj të përparimit të Evropës, duke shtuar se blloku duhet të përshpejtojë reformat.
/rtsh.al/
E konfirmon edhe presidenti i Besiktasit: Kristjan Asllani p...
Çitaku kritikon Gjykatën Specialen: Drejtësia vendoset në gj...
Rrëfim pas 25 vjetësh: Si u vra 15-vjeçari nga sulmi i serbë...
Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kie...
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...