Gaspar tha se vrasja me gjasë lidhet me punën dhe aktivitetet hulumtuese të Kuciakut dhe shtoi se në Sllovaki asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një sulm i këtillë kundër gazetarëve. Kuciak ka punuar për portalin Aktuality dhe kryesisht ka hulumtuar rastet e evazionit fiskal.
“Jemi të shokuar për faktin se gazetari Jan Kuciak dhe e dashura e tij sipas të gjitha gjasave janë viktima të një atentati brutal. Edhe pse rrethanat e vrasjeve ende nuk janë të qarta, ekziston dyshimi se vrasjet lidhen me hulumtimet që ka bërë kolegu ynë kohëve të fundit”, u theksua në komunikatën e lëshuar nga kompania, e cila është pronare e portalit Aktuality./Gazetashqip
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit