Forcat izraelite kryen një sulm të pazakontë të martën në Rripin e Gazës, duke vrarë një komandant të lartë të grupit militant Xhihadi Islamik.
Në një deklaratë të zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu thuhej se Bahaa Abu el-Atta “ishte përgjegjës për shumë sulme terroriste dhe për sulme me raketa ndaj Izraelit muajt e fundit”.
Xhihadi Islamik tha se nga sulmi u vra edhe gruaja e Abu el-Atta-s dhe u plagosën fëmijët e tyre.
Grupi deklaroi se do të hakmerrej dhe po ashtu edhe organizata ekstremiste Hamas, e cila tha se Izraeli “bart të gjitha pasojat e këtij shënjestrimi dhe shkallëzimi të rrezikshëm”./voa/
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?