Dr. Abdullah, i ashtuquajturi ministër i shëndetësisë i organizatës terroriste ISIS i cili përdorte emrin Falah Huseyin es-Saklavi, është vrarë nga bombardimet ajrore të forcave të koalicionit.
Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, forcat e sigurisë të Irakut i janë afruar “Aeroportit Ndërkombëtar të Mosulit” që gjendet në pjesën perëndimore të qytetit e që është nën kontrollin e ISIS-it, transmeton arbresh.info.
Njoftohet se baza ushtarake el-Gazlani që gjendet në jug të qytetit dhe në hyrje të aeroportit është bombarduar për herë të parë nga ana e avionët ushtarakë të forcave të koalicionit.
Nënkoloneli i ushtrisë irakiane, Abdulselam el Xhuburi, ka thënë se i ashtuquajturi ministër i shëndetësisë së ISIS-it, Dr. Abdullah, me emër të koduar Falah Huseyin es-Saklavi, është vrarë nga sulmet e koalicionit.
Ndërsa është shënuar avancim në tri frontet të cilat janë hapur për pastrimin e Mosulit nga ISIS i cili mban Mosulin e që është në të njëjtën kohë qyteti i fundit irakian që është nën kontrollin e tyre./Arbresh.info
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...