Një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë ditën e djeshme në banesën e saj në Pavia, Itali.
Sipas mediave italiane viktima është identifikuar si Anila Ruci dhe sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një vrasje. 38-vjeçarja e cila kishte rreth një vit që jetonte në atë banesë, dyshohet se është goditur me thikë, ndërsa nuk dihet autori/ët.
Jashtë shtëpisë së viktimës ndodhej vëllai i saj, i cili po ashtu është plagosur me thikë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Zona ku ka ndodhur vrasja është e rrethuar dhe po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime
Gra lidere dhe sipërmarrëse mblidhen në tryezën e Bankës Eko...
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...