Vritet dijetari palestinez, familja fajëson Mossadin

12:30 | 21 Prill 2018

Një dijetar palestinez është qëlluar për vdekje nga dy sulmues në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, në kohën kur po shkonte në xhami për lutjet e mbrëmjes, thotë policia lokale.

Fadi al-Batsh, një akademik palestinez dhe anëtar i Hamasit, është vrarë në vend nga sulmues të panjohur në një lagje të banuar të kryeqytetit, transmeton portali arbresh.info.

Babai i Al-Batsh tha për Al Jazeera që ai akuzon agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad se është prapa vrasjes së të birit dhe u ka bërë thirrje autoriteteve malaziase që të hetojnë se kush e kreu “atentatin” sa më parë të jetë e mundur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara