Të paktën tre paqeruajtës të OKB-së u vranë nga një grup i armatosur i paidentifikuar në pjesën juglindore të Republikës së Afrikës Qendrore (RAQ).
Në një deklaratë të publikuar të premten, Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, tha se ushtarët e misionit paqeruajtës të OKB-së dhe Forcat e Armatosura të Afrikës Qendrore u sulmuan nga një grup i armatosur i paidentifikuar ndërsa ishin duke patrulluar në Dekoa.
“Tre paqeruajtës nga Burundi u vranë dhe dy të tjerë u plagosën”, shtohet në deklaratë.
Duke rikujtuar se sulmet kundër paqeruajtësve të OKB-së mund të përbëjnë krime lufte, Dujarric u bëri thirrje autoriteteve të Republikës së Afrikës Qendrore të hetojnë sulmet e tmerrshme dhe të nxjerrin sa më parë autorët para drejtësisë./AA/
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...