Talibanët kanë sulmuar një post të ushtrisë në provincën perëndimore të Afganistanit, Farah, duke vrarë të paktë tetë ushtarë afganë, njoftojnë zyrtarët.
Sulmi, zgjati rreth tri orë dhe militantët arritën që ta marrin këtë post-bllok të ushtrisë dhe morën peng edhe nëntë ushtarë të tjerë, njoftuan anëtarët e këshillit të kësaj province. Dadullah Qani dhe Gul Ahmad Faqiri.
Ata thanë se sulmuesit po ashtu morën të gjitha pajisjet e ushtarëve që kanë gjetur.
Zëdhënësi i policisë provinciale, Mohibullah Mohib tha se tre militantë po ashtu janë vrarë, ndërkaq katër të tjerë janë plagosur gjatë kësaj beteje.
Zëdhënësi i talibnaëve, Qari Yousof Ahmadi postoi një video në Twitter që tregonte, siç u shpreh ai, ushtarët e zënë peng.
Në muajt e fundit, talibanët kanë shpeshtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë afgane dhe ndërtesave qeveritare.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot