Kapet në Francë një shqiptar i kërkuar për vrasje në Greqi. Shqiptari 35 vjeç është kapur nga bashkëpunimi i Europol me policinë greke.
Ai akuzohet si autor i vrasjes së një 30-vjeçari sirian në datë 16 maj 2010, në sy të bashkëshortes së tij shtatzënë.
Ngjarja atëherë ndodhi në një banesë në Pefki, ndërsa bashkëpunëtori i tij, një shqiptar 24 vjeç u arrestua në datë 2 korrik 2010 në Karditsa.
Dy shqiptarët kishin hyrë në banesën në Pefki dhe pasi kishin lidhur gruan shtatzënë, kishin grabitur para dhe bizhuteri e në fund kishin qëlluar me armë në kokë bashkëshortin e saj sirian.
Dy shqiptarët u akuzuan edhe për një grabitje me armë në 23 prill 2010 në një banesë në Marusi, ku lidhën çiftin dhe grabitën bizhuteri e çelësat e makinës së tyre, me të cilën edhe u larguan nga vendi i ngjarjes.
Shqiptarët dyshoheshin për një sërë grabitjesh në orët e natës dhe policia i konsideronte tepër të rrezikshëm, për shkak të ashpërsisë dhe dhunës gjatë grabitjeve./shekulli/
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme