Një burrë nga Florida është dënuar për vrasjen e bashkëshortes dhe pesë fëmijëve.
Afërsisht tetë vite pasi u akuzua për vrasjen e familjes së tij në apartamentin e tyre dhe më pas u arratis në Haiti, Mesac Damas është deklaruar fajtor për gjashtë akuza të vrasjes së paramenduar, transmeton portali arbresh.info

41 vjeçari përballet me dënimin me vdekje, gjë për të cilën edhe ka thënë se e do për vete, në një seancë gjyqësore me 29 shtator.
“I dua njerëzit e mi, gruan time dhe fëmijët. Por ndodhi kjo gjë. Nuk kam përgjigje. Do doja ta kisha, por nuk e kam”, ka thënë Damas në gjykatë.
Damas është nën arrest që nga viti 2009, kur pranoi vrasjet e gruas dhe pesë fëmijëve të tij.
Të gjashtë viktimat u gjetën në shtëpinë e tyre me plagë thike dhe fyt të prerë./arbresh.info/

Haxhiu për tragjedinë në Austri: Humbja e jetëve të bashkëko...
Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin
Nesër përurohet segmenti i rrugës Vushtrri–Prishtinë, pjesëm...
Tragjedia në Austri/Kryeministri Kurti shpreh ngushëllimet p...
Zëvendësambasadori gjerman udhëton me tren nga Prishtina në ...
Shpërndarja e kuvendit në “dorë” të Kushtetueses