Një ngjarje tragjike tronditi qytetin e Hagen-it të mërkurën vonë në mbrëmje, ku pas një grindjeje të ashpër, një burrë sirian 37-vjeçar dyshohet se vrau me thikë partneren e tij 31-vjeçare.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, në apartamentin e papafingos ku ndodhi ngjarja, në atë kohë ishin edhe fëmijët e çiftit.
Rreth orës 22:50, një vajzë që bërtiste brenda apartamentit telefonoi policinë, duke lajmëruar ngjarjen. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë hetuesit dhe shërbimet e emergjencës në rrugën Märkischer Ring. Atje, burri sirian dyshohet se e goditi disa herë me thikë partneren e tij, raporton Bild.
Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, ku për fat të keq vdiq nga plagët e rënda.
Policia dhe prokuroria njoftuan se 37-vjeçari u arrestua pa rezistencë në apartament dhe u paraqit të enjten para gjykatës, e cila e la në paraburgim.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar