
epa07724430 A German policeman stands behind warning tape near a construction site during ongoing searchings in Cologne, 18 July 2019. Early morning on 18 July 2019 morning special German police searched properties in Cologne and Dueren. During a press conference, Cologne police informed, that six persons were taken into custody. One of them, Wael C. was in contact with the Berlin based mosque community Fussilet 33, to which Anis Amri, responsible for the truck attack on a Christmas market in the city center of Berlin, was associated as well. EPA/THOMAS BANNEYER
Thirrjet në celularin e gruas vinin nga vëllai i saj, i cili kishte marrë një numër të ri. Ai thjesht donte të kontaktonte motrën e tij.
Vrasja, në tetor të vitit 2020, e gruas nga burri i saj, të dy shqiptarë nga Kosova, përveç makabre, është kryer edhe mbi informata të gabuara. I tërbuar nga xhelozia, H. S. (56) kishte vrarë gruan e tij D. S. (47) me 14 goditje me thikë, shkruan br.de.
Kosovari vazhdimisht besonte se gruaja e tij po e tradhtonte. Sipas deklarimit që ai ka bërë para prokurorisë, ajo gjithashtu nuk ishte mjaft e bindur ndaj tij.
Si rezultat, kishte pasur veprime të përsëritura dhune të ushtruara nga ai.
Përveç ndaj gruas, ai kishte ushtruar dhunë edhe ndaj vajzës së përbashkët 19 vjeçe. Për këtë arsye, rreth një vit e gjysmë para vrasjes së gruas, pas sulmit edhe ndaj vajzës, atij i ishte ndaluar me të dyja.
Vetëm kur ai kishte pranuar se xhelozia e tij afatgjatë ishte e pabazë, pas dhjetë ditësh atij i ishte lejuar të kthehej në apartamentin e përbashkët.
Më 8 tetor 2020, D. S. kishte marrë dy telefonata në telefonin e saj mobil, nga një numër që burri i saj nuk e kishte të njohur.
Po ashtu kishte pasur një përpjekje për të thirrur nga i njëjti numër një natë më parë.
H.S. kishte dyshuar se bëhej fjalë për një rival dhe kështu kishte shpërthyer mosmarrëveshja mes tyre, transmeton albinfo.
Sipas prokurorit, H. S. kishte vendosur të vriste gruan e tij. Ai i perceptonte kontaktet e dyshuara të saj me burra të tjerë “si turp personal dhe shkelje të nderit”.
Pastaj ai kishte marrë në kuzhinë një thikë të gjatë 21.5 cm dhe e kishte goditur shumë herë në fyt gruan e tij. Pastaj ai, i qetë, kishte shkuar në polici, ku u kishte thënë policëve: “Unë e kam therur me thikë gruan time, ajo është e shtrirë në kuzhinë”.
Ai gjithashtu kishte pranuar gjithçka në gjykatë. Për krimin e tij, H.S. përballet me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë.
Më vonë është konstatuar se thirrjet në celularin e gruas vinin nga vëllai i saj, i cili kishte marrë një numër të ri. Ai thjesht donte të kontaktonte motrën e tij.
Procesi në gjykatën e Landit në Regensburg do të zgjasë edhe katër ditë. Anëtarët e familjes së bashkëshortëve pritet të dëshmojnë javën e ardhshme. Vendimi gjyqësor është planifikuar për fillimin e gushtit.
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...