Autoritetet italianë kanë arritur ta vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 49-vjeçares shqiptare, Sadjide Muslija në Ankona. Nazif Muslija u arrestua pasi u zbulua nga një gjuetar në një zonë të pyëllëzuar pasditen e së enjtes.
50-vjeçari është gjetur i plagosur rëndë ndërsa dyshohet se ai ka tentuar t’i japë fund jetës. Ndaj tij rëndojnë akuzat se është autor i gruas së tij e cila u gjet e vdekur në banesën e saj me plagë nga dhuna e ushtruar ndaj saj.
Zyra e Prokurorit të Ankonës kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Muslijën, i cili pas vdekjes së gruas së tij ishte zhdukur dhe nuk ishte paraqitur në punë duke rritur akoma më shumë dyshimet se ai është autori i vrasjes.
Muslija ishte larguar me një makinë “Smart”, ndërsa telefoni i tij ishte i fikur që nga pas ngjarjes. Ai rezulton i dënuar më parë për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill pasi kishte sulmuar gruan me sëpatë. Gjithashtu bëhet me dije se çifti ishin rikthyër bashkë kohët e fundit.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s