Vrasja e 13 vjeçarit të vrarë nga forcat izraelite Ali Ayman Nasr Abou Aliya nxiti edhe më shumë përleshje midis palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor të okupuar.
Përleshjet shpërthyen të shtunën derisa qindra palestinezë po mbajnë zi për vdekjen e fëmijës, njofton Klan Kosova.
Ai u qëllua me plumb në bark dhe nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Ushtria izraelite tha se “dhjetëra protestues” hodhën gurë ndaj ushtarëve izraelitë dhe policisë kufitare, të cilët u përgjigjën me “mjete për shpërndarjen e trazirave”.
Izraelitët mohuan që forcat e saj të përdorin municione të gjalla.

Të shtunën, të pikëlluarit bartën trupin e adoleshentit, të mbështjellë me një flamur palestinez, nëpër rrugë duke brohoritur: “Me shpirt dhe gjak ne do të marrim hak për ju martirë”.
Përplasjet midis të rinjve palestinezë dhe forcave izraelite që hyjnë në zonat e kontrolluara nga palestinezët në Bregun Perëndimor të okupuar janë të zakonshme.
Ushtria shpesh sulmon qytetet palestineze për të arrestuar njerëz për të cilët ata thonë se dyshohen të planifikojnë ose marrin pjesë në sulme, shkruan AP.
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...