‘Hotel Cecil’ në Los Angelos është hoteli më i frikshëm në botë, në të cilin janë kryer vrasje të shumëta nga persona të njejtë, pastaj edhe shumë vetëvrasje.
Hoteli ishte frymëzim edhe për episodet e ‘American Horror Story’ dhe ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e medieve. Disa thonë se, Elizabeth Short vizitoi hotelin, para se ajo të vritej brutalisht. 22-vjeçarja e cila u quajt “Dahlia e Zezë”, mund të ketë shkuar për një pije në hotelin famëkeq.
Në vitet 1980 edhe Richard Ramirez u përfol se kishte qëndruar atje. Vrasësi serial amerikan, me nofkën Night Stalker, kreu një seri përdhunimesh dhe vrasjesh në Los Anxhelos midis viteve 1984-1985.Ndërkohë edhe austriaku Jack Unterweger, i cili u akuzua për 11 vrasje, qëndroi në hotel në vitin 1991.
Një nga tragjeditë më të fundit që u regjistrua në hotel ishte vdekja e Elisa Lam. Studentja kanadeze qëndroi në Cecil në 2013-ën dhe u kap nga kamerat para se ajo të zhdukej.
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...