Prokurorët gjermanë po hetojnë një milioner çek që dyshohet se ka vozitur përgjatë një autobani me shpejtësi deri në 417 km/h.
Radim Passer akuzohet se ka mbajtur një garë të paligjshme motorike në autostradën A2 midis Berlinit dhe Hannoverit në korrik të vitit 2021, transmeton portal arbresh.info
Shoferi i automjetit Bugatti Chiron kishte regjistruar incidentin dhe kishte postuar një video në YouTube në fillim të këtij viti, duke gjeneruar kritika të gjera në Gjermani.
Milioneri 58-vjeçar ka vozitur “me shpejtësi të papërshtatshme, duke mos respektuar rregullat e trafikut dhe në mënyrë të pakujdesshme për të arritur shpejtësinë maksimale të mundshme”, thanë prokurorët.
Nëse shpallet fajtor, milioneri mund të dënohet me 2 vite burg ose me një gjobë të konsiderueshme.
Kompania e Passer zhvillon shtëpi shumëfunksionale në Pragë dhe thuhet se pasuria e tij vlen deri në 246 milionë euro.
Ministri gjerman i Transportit Volker Wissing ka kritikuar qëndrimin e shoferit, duke vënë në dukje se ndërsa Gjermania nuk ka kufi shpejtësie, automjetet duhet të jenë gjithmonë “nën kontroll”./euronews/arbresh.info/
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidnetit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...