Në Nju Jork është duke u mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shkruan arbresh.info
Në këtë mbledhje po diskutohet rezoluta kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Ndërkohë Trump ka kërcënuar me shkurtim të fondeve dhe ndihmave për ato shtete që votojnë kundër SHBA-ve.
“Ata marrin qindra miliona dollarë, madje edhe miliarda dollarë, dhe pastaj votojnë kundër nesh, po i shikojmë ato vota, le të votojnë kundër nesh, do të kursejmë shumë, nuk na intereson”, deklaroi ai.
Ndërsa rezoluta e njëjtë në Këshillin e Sigurimit u rrëzua, pasi Shtetet e Bashkuara si një nga shtetet anëtare të përgjithshme ka të drejtë vetoje./Arbresh.info/
Dy raste të vjedhjeve për një ditë në objekte fetare në Lipj...
Sot BE-ja pritet t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës
Lindja e Mesme në tension – sa persona janë vrarë deri...
Çështja e presidentit, Kurti sot takon Abdixhikun
Dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në Liban
Presidentja Osmani sot pret në takim Kryetarin e Kuvendit t...