Në një ndeshje të ligës më të ulët të futbollit të luajtur në La Paz (Bolivi), një shakullinë e rërës që u shfaq pak para fillimit të ndeshjes “përpiu” një nga gjyqtarët gjersa videoja që u shfaq u bë një hit në mediat sociale.
Në prag të ndeshjes, kur lojtarët po përgatiteshin për përshëndetjen e zakonshme të ekipit, ai moment u ndërpre nga një tornado e rërës e papritur që shkaktoi kaos në fushë midis lojtarëve dhe zyrtarëve.
Të gjithë futbollistët filluan të iknin, por një nga gjyqtarët kaloi më të keqen ndërsa vorbulla e “gëlltiti” dhe e dërgoi në ajër.
A ‘dust devil’ rolled its way across a playing field during a local soccer game in #Bolivia on Tuesday, but causing no apparent damage. Dust devils are small whirlwinds that pick up dust and debris as they roll over land.#Achocalla #dustdevil #tornado #anews pic.twitter.com/WK7F5afWVL
— ANews (@anews) July 21, 2021
E gjithë kjo u ndoq në mënyrë dramatike nga komentatori i takimit, i cili shpjegonte gjithë kohën se çfarë po ndodhte në fushë. Për fat të mirë, gjithçka shkoi pa pasoja të rënda.
Ky fenomen atmosferik, i njohur në rajonin tonë si shushunja e rërës, të kujton një tornado të vogël, por fuqia e tyre shkatërruese është e vogël, kështu që ato zakonisht nuk shkaktojnë dëme materiale.
Sidoqoftë, ka pasur raste kur era në qendër të vorbullës arrin një shpejtësi prej rreth 60 kilometra në orë, e cila nuk është e padëmshme. Ndodh si rezultat i një ngritje të papritur të ajrit të nxehtë nga toka drejt një ngushtice të ajrit më të ftohtë në lartësi.
Ata zakonisht janë jetëshkurtër, ato mund të arrijnë një lartësi deri në 100 metra.
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...
Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Dekl...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...
Kurti dhe kabineti qeveritar bëjnë homazhe në Prekaz për 28-...
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi sh...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...