Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ka ende shpresa që diplomacia të përdoret për të arritur paqe në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Ne nuk mund ta lejojmë këtë, por ka ende shpresa se paqja do të mbizotërojë dhe se diplomacia do të na çojë atje”, tha ajo gjatë fjalimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Von der Leyen tha se udhëheqësit perëndimorë janë të gatshëm të përgjigjen me sanksione financiare dhe ekonomike, dhe se rezervat e gazit janë të mjaftueshme edhe në rast të ndërprerjes së plotë të furnizimit me gaz rus, raporton Guardian.
“Aleatët perëndimorë janë të lidhur dhe të bashkuar duke mbështetur demokracinë në Ukrainë kundër sulmit të saj shtatëvjeçar nga Rusia”, u shpreh ajo./kk/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...