Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të premten ka reaguar pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP). Ajo ka thënë se GJNP duhet të jetë e aftë të luftojë kundër padrejtësisë ndërkombëtare pa pengesë, shkruajnë mediat e huaja.
“Gjykata Ndërkombëtare Penale garanton llogaridhënien për krimet ndërkombëtare dhe u jep zë viktimave në mbarë botën. Duhet të jetë e aftë të vazhdojë betejën kundër krimit ndërkombëtar. Evropa do të qëndrojë gjithmonë për drejtësi dhe për respektim të së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Von der Leyen në rrjetin social X.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur sanksione ndaj GJNP-së pas akuzave se ka bërë “veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë, Izraelin”./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...