Boris Johnson ka marrë votat e nevojshme për të marrë kryesinë e Konservatorëve.
Johnson mundi sekretarin e jashtëm Jeremy Hunt në votimin brenda partiak, transmeton portali arbresh.info.
Me këtë rast ish sekretari i jashtëm merr edhe drejtimin e Mbretërisë së Bashkuar duke e zëvendësuar kryeministren në largim Theresa May.
Me marrjen e postit të ri, ka ardhë edhe urimi i parë për z. Johnson nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ai ka thënë se kryeministri i ri do të jetë i shkëlqyer.
“Urime për Boris Johnson në zgjedhjen si kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Ai do të jetë i shkëlqyer!”, thuhet në urimin e Trump./Arbresh.info/
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...