Vjen reagimi i Izraelit pasi Mbretëria e Bashkuar njohu shtetin palestinez

16:12 | 21 Shtator 2025
E.G

Izraeli e ka quajtur njohjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj shtetit palestinez “asgjë tjetër veçse një shpërblim për Hamasin”, përcjell Reporteri.net.

Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë se njohja e shtetit palestinez është “asgjë tjetër veçse një shpërblim për Hamasin xhihadist – i fuqizuar nga lidhja e tij me Vëllazërinë Myslimane në MB”.

“Vetë udhëheqësit e Hamasit pranojnë hapur: kjo njohje është një pasojë direkte, ‘fruti’ për masakrën e 7 tetorit,” shkruan ministria e jashtme në një postim në X.

/CNN/