Ministrja norvegjeze e punëve të jashtme Ina Eriksen Søreide mendon se status quo-ja e ngadalëson edhe Serbinë edhe Kosovën, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht.
“Norvegjia fuqimisht mbështet dialogun e Beogradit e Prishtinës në patronatin e Bashkimit Evropian. Shpresoj me sinqeritet se bisedimet, të cilat çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve së shpejti do të ripërtëriten”, ka thënë për gazetën “Politika” shefja e diplomacisë norvegjeze.
Sipas saj, të gjitha obligimet për të cilat është arritur marrëveshje, duke përfshirë edhe asociacionin e komunave më shumicë serbe, duhet të plotësohen, ndërsa taksat në prodhimet serbe e të BeH-së duhet të hiqen.
Sipas fjalëve të saj, zgjidhja e qëndrueshme do t’i kontribuojë jo vetëm stabilitetit në Serbi e në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike e fetare, por edhe tërë regjionit.
Soreide mendon se modeli nordik i bashkëpunimit mund të funksionojë mirë edhe në Ballkan.
Ajo ka shprehur bindjen se Ballkani Perëndimor do të avancojë dhe se integrimet euroatlantike do të vazhdojnë madje edhe nëse disa, si Serbia, do të vendosin të mbesin jashtë NATO-s./gazetaexpress
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...