Doganat dhe policia gjermane , gjatë këtij viti kanë kapur më shumë kokainë në krahasim me vitet tjera.
Sipas “ARD”, autoritetet gjermane kanë konfiskuar shtatë herë më shumë kokainë se në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info
“Për doganat gjermane ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm, në kuptimin negativ”, tha një përfaqësues i doganave për transmetuesin “ARD”.
Sipas studimeve të fundit, sasia e kokainës e konfiskuar në vende të ndryshme të botës është dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit.
Autoritetet gjermane janë duke pritur “vërshime” të reja të kokainës që ka origjinën nga Amerika e Jugut./arbresh.info/
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme