Një pacient në Holandë dhe një tjetër në Belgjikë janë ri-infektuar me koronavirus, njoftoi të martën televizionin holandez NOS.
Lajmi erdhi pas raportimit të një rasti në Hong Kong, ku një person sërish ishte infektuar katër muaj e gjysmë pasi u shërua nga COVID-19, transmeton Telegrafi.
NOS raporton deklaratën e virologes, Marion Koopmans, i cili tha se pacienti holandez është një person i moshuar me imunitet të dobët.
Ajo tha se po shtohen rastet kur njerëzit vuajnë nga virusi për një kohë të gjatë, por që këtë po e marrin vesh shumë më vonë.
Sidoqoftë, ri-infektimi i vërtetë, siç është regjistruar në rastet e tri vendeve të lartcekura, kërkon testim gjenetik të virusit në infeksionet e para dhe të dyta për të parë nëse viruset ndryshojnë.
Koopmans, një këshilltar i qeverisë Hollandeze, tha se pritet të shtohen rastet e tilla të ri-infektimit me koronavirus.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...