Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka zbuluar veten si një fans të madh të ministrit të brendshëm italian Matteo Salvini, të cilin e ka quajtur “hero” para takimit mes dyshes në Milan.
Orban nuk ka kursyer fjalët për dashurinë e tij ndaj Salvinit, gjersa po dilte nga një restorant para takimit, duke thënë se politikani italian ishte një “një shoqërues i fatit” dhe se ishte shumë kureshtar të mësonte më shumë për personalitetin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Jam një admirues i madh dhe kam disa përvoja të cilat do të mund t’i ndaja me të. E kam këtë ndjenjë”, tha ai.
Orban tha se i kishte kërkuar mikut të tij personal, ish kryeministrin italian Silvio Berlusconi, nëse mund të takonte Salvinin gjatë udhëtimit të tij në vend.
Për fat të mirë për Orban, Berlusconi u pajtua dhe të dy janë të vendosur për t’u takuar për të diskutuar çështjen e migrimit në Bashkimin Evropian – një temë në të cilën ata ndajnë të njëjtën pikëpamje të vijës së ashpër.
Salvini kryeson partinë euroskeptike anti-imigracionale të Ligës Veriore, e cila formoi një qeveri koalicioni me Lëvizjen Pesë Yje në maj, pas disa muaj bisedimesh./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...