Vietnami ka evakuuar qindra mijëra njerëz dhe ka mbyllur shkolla e aeroporte ndërsa përgatitet për tajfunin Kajiki, stuhinë më të fuqishme të vitit deri më tani.
Parashikuesit thanë se në orën 10 të mëngjesit të së hënës tajfuni kishte erëra deri në 166 kilometra në orë, por pritet të dobësohet disi përpara se të arrijë tokën mes provincave Thanh Hoa dhe Ha Tinh në Vietnamin qendror më vonë pasdite, raporton AP.
Tajfuni filloi si një presion i dobët tropikal më 22 gusht, por u shndërrua në një stuhi të fuqishme për më pak se dy ditë, duke u bërë njësoj si tajfuni Yagi i vitit të kaluar, një nga stuhitë që u rrit më shpejt në rajon, sipas mediave shtetërore.
Forcimi i tij i shpejtë i detyroi autoritetet vietnameze të ndërmarrin masa emergjente, ndërsa erëra të forta dhe reshje të dendura goditën rajonin.
Vitin e kaluar, tajfuni Yagi shkaktoi vdekjen e rreth 300 njerëz, si dhe dëme prej 3.3 miliardë dollarësh.
Tajfuni Kajiki ka shkaktuar shkatërrime edhe në Kinë, me erëra të forta dhe reshje të dendura që goditën Ishullin Hainan dhe pjesë të provincës Guangdong të dielën. Rreth 20,000 njerëz u evakuuan nga zonat me rrezik të lartë, raportoi Agjencia Zyrtare e Lajmeve Xinhua e Kinës./rtk
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...