Më shumë se 4600 njerëz kanë vdekur në Spanjë si pasojë e të nxehtit ekstrem, sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Institutit Shëndetësor të Spanjës Carlos III.
Më herët u njoftua se nxehtësia ekstreme, e cila u regjistrua në korrik në Spanjë, shkaktoi vdekjen e 2064 personave, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, sipas sistemit ditor të monitorimit të vdekshmërisë të institutit, 4,655 njerëz vdiqën si pasojë e temperaturave të larta nga 1 qershori deri me 30 gusht.
Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në korrik dhe gusht.
Këtë verë Spanja ka regjistruar temperaturat mbi 40 gradë./arbresh.info/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...