Liderja e opozitës venezuelase, María Corina Machado, falënderoi presidentin amerikan dhe administratën e tij për “vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë në mbrojtjen e ligjit”.
Machado, e cila muajin e kaluar pranoi Çmimin Nobel për Paqe në Norvegji, shkruan në platformën X se Venezuela do të jetë “aleati kryesor” i Shteteve të Bashkuara në çështjet e “sigurisë, energjisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, raporton BBC transmeton Arbresh.info.
“Liria e Venezuelës është afër dhe shumë shpejt do të festojmë në tokën tonë. Do të thërrasim, do të lutemi dhe do të përqafohemi si familje, sepse fëmijët tanë do të kthehen në shtëpi,” shton ajo.
Kjo vjen pasi ajo kishte festuar edhe lajmin fillestar për ndërhyrjen e SHBA-së më 3 janar, duke deklaruar atëherë se “ora e lirisë kishte ardhur”.
Ndërkohë, Trump ishte shprehur më herët skeptik ndaj idesë që Machado mund ta udhëheqë Venezuelën, duke thënë: “Mendoj se do të ishte shumë e vështirë për të të jetë lidere, ajo nuk e ka mbështetjen… nuk e ka respektin.”
Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkat...
“Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e drejtësisë ...
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...