Katër vendet arabe që udhëheqin një bojkot ndaj Katarit nuk po insistojnë më në listën e tyre prej 13 kërkesave specifike për Katarin që ata paraqitën muajin e kaluar.
Diplomatët nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti u thanë gazetarëve në OKB se ata tani duan që Katari të pranojë gjashtë parime të gjera.
Këto parime përfshijnë angazhimin e Katarit për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin dhe për t’i dhënë fund akteve të provokimit dhe nxitjes.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Katari, i cili mohon se po ndihmon terroristët, transmeton Klan Kosova.
Në ndërkohë që Katari kishte refuzuar të pranojë kërkesat që cënojnë sovranitetin e vendit duke denoncuar “rrethimin” e vënë nga fqinjët e saj.
Kufizimet ajrore, detare dhe tokësore të vendosura gjashtë javë më parë kanë shkaktuar trazira në Emirate pasi varet nga importet për të përmbushur nevojat bazë të popullsisë së saj.
Në një konferencë për një grup korrespondentësh të OKB-së në Nju Jork të martën, diplomatët nga të katër vendet thanë se donin të zgjidhnin krizën në mënyrë miqësore.
Përfaqësuesi i vendeve arabe, Abdullah al-Mouallimi tha se ministrat e tyre të jashtëm kishin rënë dakord për gjashtë parime në një takim në Kajro më 5 korrik dhe se ata “këto kërkesa duhet të jenë të lehta për Katarin që t’i pranojë”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit