Vëllai i presidentit iranian Hassan Rohani është dënuar me pesë vjet burg për korrupsion dhe ryshfet.
Një zëdhënës i organeve të drejtësisë në Iran, Gholamhossein Esmaili, u tha gazetarëve se Hossein Fereydoun, mund të përballet me akuza të tjera në një rast tjetër, megjithëse ai nuk dha detaje.
Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars citoi “një burim të informuar” të thoshte se “Fereydoun supozohet se pagoi para shuma të mëdha për individë të caktuar, në banka dhe sektorë të tjerë me ndikim të ekonomisë.”
Dy vjet më parë më shumë se 46 ligjvënës i bënë thirrje Rohanit, të paraqiste vëllanë e tij para organeve të drëjtësisë për t’u përballur me “akuza të korrupsionit”.
Në atë kohë, kjo kërkesë, u bëri jehonë deklaratave nga rivalët e Rohanit të cilët e akuzuan Fereydounin si personin kyç për korrupsion nga rrethi i brendshëm i presidentit.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...