Gjashtë emigrantë nga Afrika nën-Sahariane u gjetën të vdekur nga dehidratimi në mes të shkretëtirës në Tunizinë jugore, pranë kufirit me Algjerinë, pasi vendi regjistroi temperatura rekord .
“Dy gra dhe katër fëmijë u gjetën të vdekur mbrëmjen e së mërkurës në Sahara të Tozer (në jug), dy kilometra larg kufirit me Algjerinë, ” tha një zyrtar i lartë për AFP në kushte anonimiteti.
Një i mbijetuar u gjet nga një patrullë e sigurisë, pasi kishte humbur në shkretëtirën Tozer , ndërsa kërkonte ujë për pjesën tjetër të grupit, shtoi i njëjti burim.
Sipas dëshmisë së tij, grupi, anëtarët e të cilit ishin të gjithë nigerianë, ishte larguar nga Algjeria për të shkuar në Tunizi në këmbë, tha zyrtari. Një hetim ka filluar dhe trupat e emigrantëve janë transportuar në Spitalin Nafta, pranë Tozer.
“Ata vdiqën, ka shumë të ngjarë, nga dehidratimi , gjatë kësaj periudhe të nxehtë,” shtoi zyrtari. Tunizia është përballur me një valë të nxehti që nga e hëna, ndërsa termometri që tejkalon 48 gradë Celsius.
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së