Të paktën 37 persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një qendër tregtare të qytetit siberian, Kemerovo, orët e vona të së dielës.
Afro 70 persona rezultojnë të zhdukur, 41 prej të cilëve dyshohet të jenë fëmijë. Ndërsa të plagosurit janë rreth 43.Agjencitë e lajmeve njoftuan gjithashtu se mbi 100 persona ishin evakuuar nga qendra tregtare, aty ku gjenden kinema, restorante e dyqane të shumta.
Ende nuk dihet asgjë mbi shkaqet e zjarrit. Pamjet televizive treguan disa njerëz që hidheshin nga dritaret e qendrës tregtare, e cila ishte pushtuar nga tymi.Kemerovo ndodhet në një rajon që njihet për prodhimin e qymyrgurit, rreth 3.600 km në lindje të Moskës.
https://www.youtube.com/watch?v=E8kFI6pJx68
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar