Një officer i policisë së Kapitolit ka vdekur nga plagët e marra gjatë një sulmi ndaj Kongresit nga turma pro-Trump.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i ka kërkuar nënpresidentit Mike Pence që të thërret amandamentin e 25-të të Kushtetutës dhe të deklarojë presidentin të paaftë për zyrën.
Përkundër, ajo është zotuar të nisë procesin për të larguar presidentin.
Nën presion, Donald Trump më në fund ka dënuar sulmin e neveritshëm.
Dhuna e së mërkurës erdhi disa orë pasi Trump inkurajoi mbështetësit e tij për të luftuar kundër rezultateve të zgjedhjeve ndërsa Kongresi po certifikonte fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në votimin e nëntorit.
Pesë persona kanë vdekur në lidhje me trazirat, duke përfshirë Brian Sicknick, një oficer në Policinë e Kapitolit të SHBA (USCP) i cili ishte “plagosur ndërsa po përfshihej fizikisht me protestuesit”, tha policia./arbresh.info/
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...