Një person nga Kalifornia e SHBA-ve ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.
Sipas Shëndetit Publik të Qarkut Placer, pacienti ishte i moshuar edhe probleme të mëhershme shëndetësore, raporton Daily Mail, shkruan lajmi.net.
Zyrtarët shëndetësor thonë se personi kishte të ngjarë se ishte prekur nga koronavirusi në anijen lundruese Princess, e cila udhëtoi nga San Francisco për Në Meksikë gjatë 11 dhe 21 shkurtit.
Pacienti iu kishte ekspozuar minimalisht hapësirave publike pas rikthimit nga mjeti lundrues, sipas zyrtarëve shëndetësor të qarkut.
Pacienti, i cili ende nuk është identifikuar, ishte dërguar me ambulancë për në qendrën mjekësore kryesore në Placer County dhe ishte vendosur në karantinë përpara se të vdiste.
Që nga e mërkura, janë konfirmuar më shumë se 150 raste dhe 11 vdekje në SHBA.
Ndërkohë, numri i rasteve në Uashington është rritur në 10, gjashtë prej të cilëve janë izoluar në një qendër shëndetësore.
Shkalla e mortalitetit në SHBA ka mbërrirë në shtatë përqind, që është më e lartë se niveli i vdekjeve globale prej 3.4 për qind.
Shumica e të vdekurve nga Amerika ishin në moshë të shtyer apo kishin probleme të mëhershme shëndetësore. /Lajmi.net/
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...