Ish-presidenti i Bundestagut, dhoma e deputetëve gjermanë, konservatori Philipp Jenninger, i shtyrë për të dhënë dorëheqjen në vitin 1988 pas një fjalimi kontravers mbi të kaluarën naziste të Gjermanisë, vdiq në moshën 85-vjeçare, njoftoi sot Bundestagu.
Deputet për 21 vite (1969-1990) i Unionit kristian-demokrat (CDU), partia që drejton sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, Jenninger vdiq sot”, theksoi Bundestag në faqen e internetit.
I zgjedhur president i dhomës së deputetëve në vitin 1984, ai u përball me një ndërprerje brutale nga karriera politike katër vite më pas.
Më 10 nëntor 1988, me rastin e 50-vjetorit të Natës së Kristalit, kryengritja e kryer nga nazistët natën e 9-10 nëntorit 1938, ai mbajti një fjalim në të cilin përmendi se kush mund të kishin qenë motivet e nazistëve në atë kohë./
/ec/
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...