Gjermania ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Gjermania ka konfirmuar 460 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të kaluara, me numërimin total në 177,212, tha të premten Instituti Robert Koch, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Numri i vdekjeve është rritur nga 27 në 8.117 persona brenda të njëjtës periudhë kohore.
Një ditë më parë, vendi konfirmoi 745 raste të reja dhe 57 vdekje.
Më shumë se 159,000 pacientë COVID-19 janë rikuperuar në Gjermani që nga fillimi i shpërthimit.
Organizata Botërore e Shëndetit shpalli shpërthimin e COVID-19 një pandemi në 11 mars.
Deri më tani, më shumë se 5.1 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, me mbi 332,000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...