India ka raportuar 90,632 raste pozitive me koronavirus brenda një dite, rekord ky i shënuar për herë të parë që nga përhapja e pandemisë në vend.
Arbresh.info transmeton se deri më tani janë shënuar 4,113,811 raste pozitive me COVID-19 dhe 70,626 persona të tjerë kanë vdekur si pasoj e infektimit me koronavirusi.
Nëse numri i të infektuarve brenda 24 orëve nuk bie, India do të bëhet vendi i parë në botë me më së shumti të infektuar. Të shtunën ministri i Shëndetësisë së Brazilit raportoi 4,123,000 raste, vetëm 9,189 raste më shumë se India.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Indi janë vetëm 862,320 raste aktive kurse 3,180,865 persona të tjerë janë shëruar, shkruan CNN./arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...