Departamenti i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se 888 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara.
Shifra e re është më e madhe se 847 viktimat e shënuara të premten dhe 861 të vdekurit e shënuar të enjten, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.
Ministri anglez i shëndetësisë, Matt Hancock, ka premtuar se shteti do t’i publikojë të dhënat për viktimat e reja brenda një kohe shumë të shkurtër, përfshirë të vdekurit në shtëpitë e kujdesit për persona të moshuar.
Premtimi i tij erdhi pas kërkesave për përfshirje të këtyre viktimave në numrin e përgjithshëm të të vdekurve për shkak të dyshimeve se ato po kalojnë pa u publikuar.
Britania është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, Spanjës dhe Francës. Ditëve të fundit, ky shtet ka shënuar shifra më të larta ditore të të vdekurve në krahasim me dy vendet më të prekura.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën