Në Egjipt, vazhdojnë në disa qytete protestat kundër regjimit të cilat filluan si rezultat i thirrjes së bërë nga kontraktori opozitar egjiptian Mohamed Ali që jeton në mërgim në Spanjë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas rrjetit të lajmeve opozitare të regjimit, Rasd, thuhet se protestat kundër qeverisë së presidentit Abdel Fattah al-Sisi, kanë vazhduar edhe mbrëmë në qytete të ndryshme të Egjiptit.
Në kuadrin e protestave të emërtuara si “kryengritja e shtatorit”, janë zhvilluar demonstrata në zona të ndryshme të qyteteve Beni Suef dhe Giza.
Në protestat e zhvilluara në orët e natës në fshatin Esh-Shinnawi u hodhën slogane “Sisi shporru”, “Egjiptianët e heshtur përse heshtin?”.
Edhe në zonën Atif në qytetin Giza u mbajtën protesta me sloganin “Revulucioni vazhdon”. Ndërkohë edhe këtu u shprehën ankesa për situatën ekonomike dhe çmimet e shtrenjta të jetesës si dhe u kërkua largimi i qeverisë Sisi.
Ndërkohë në median që përkrah regjimin egjiptian u bënë lajme se në vend mbizotëron më shumë qetësia, se “njerëzit nuk i kanë kushtuar vëmendje thirrjeve të Mohamed Ali” dhe u pretendua se pamjet në median sociale janë të vjetra. Ndërkohë tërheq vëmendjen se në pamjet e marra me celular nga disa protestues tregohet edhe data e tyre. Ndërsa pretendohet se pamjet në rrjetet sociale janë të vjetra.
Në pamjet dhe lajmet e publikuara në kanalet televizive të grupeve opozitare si “Mekalemeen” dhe “Shark” që transmetojnë nga jashtë Egjiptit, theksohet se mes protestuesve dhe policisë janë përjetuar përleshje dhe se policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Edhe vitin e kaluar në muajin shtator, kontraktori opozitar egjiptian Mohamed Ali bëri thirrje për protesta kundër qeverisë Sisi dhe thirrjet e tij gjetën jehonë pjesërisht.
Në Egjipt përveç problemeve ekonomike, në kohët e fundit prishja e vendbanimeve për të cilat theksohet se janë të paligjshme, ishin ndër faktorët që rritën zemërimin e njerëzve.
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan