Shpërthimet kanë goditur kryeqytetin sudanez, Kartum, më 18 prill, teksa luftimet kanë hyrë në ditën e katërt, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme ndërkombëtare që t’iu jepet fund armiqësive.
Deri më tani, pothuajse 200 persona janë vrarë në katër ditët e konfliktit.
Luftimet po zhvillohen midis forcave të dy gjeneralëve rivalë që morën pushtetin përmes një grusht shteti më 2021: shefit të ushtrisë, Abdel Fattah al-Burhan dhe zëvendësit të tij, Mohamed Hamdan Daglo, që komandon grupin paramilitar, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, shkruan REL.
Luftimet po zhvillohen në mbarë Sudanin dhe është rritur frika se ky konflikt mund të përhapet në mbarë rajonin, teksa në Sudan po kryhen sulme ajrore dhe ka luftime me artileri të rëndë.
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...