E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka pranuar çmimin Kim Bok-Dong në Seoul të Koresë Jugore.
Vasfija, e cila është edhe aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, është zgjedhur si fituese e këtij çmimi për vitin 2019.
Këshilli Korean për Drejtësinë dhe Përkujtimin për Çështjen e Skllavërisë Seksuale Ushtarake nga Japonia (Këshilli Korean) ia ka ndarë këtë çmim.
Ky çmim nderon individët apo organizatat që kanë qenë të angazhuar në lëvizje për të zgjidhur çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të siguruar të drejtat e njeriut të grave në konfliktet e armatosura anembanë botës.
Vasfija ishte personi i parë që ndau publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë. Më pastaj u bë zë i fuqishëm i fushatës ‘Bëhu Zëri Im’ – në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe përpjekjet e palodhshme të saj në luftimin e stigmatizimit që rrethon këtë kategori shoqërore./koha.net

UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...