Numri i infeksioneve me variantin e koronavirusit nga Mbretëria e Bashkuar është dyfishuar përafërsisht çdo javë në Gjermani, tha Ministri i Shëndetësisë i vendit, Jens Spahn, në një konferencë shtypi të mërkurën, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
“Ne duhet të presim që ky variant mund të bëhet dominant këtu,” tha Spahn.
Instituti Robert Koch analizoi një mostër përfaqësuese të mbi 23,000 testeve pozitive PCR dhe vendosi që mutacionet e Covid-19 po përhapen shpejt në Gjermani.
“Varianti i virusit i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar veçanërisht na shqetëson,” tha Spahn.
“Dy javë më parë, ky variant përbënte pak më shumë se 6% të mostrave të ekzaminuara; tani është mbi 20, mbi 22% ”, transmeton lajmi.net.
Për krahasim, incidenca e variantit të Afrikës së Jugut ishte shumë më e ulët, duke qëndruar në rreth 1.5%. Në përgjithësi, numri i infeksioneve në Gjermani ka qenë në rënie, tha Spahn./arbresh.info/
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...
Arsenali mposht West Hamin, hap gjigant drejt titullit
Kurti prezanton Krenare Çerkinin, kandidate për deputete nga...
Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eli...
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...