Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të dërgojnë trupa në Ukrainë dhe të godasin Rusinë me sanksione të mëtejshme nëse Vladimir Putin nuk negocion një marrëveshje paqeje.
Bëhet e ditur se Vance tha se opsioni i dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë ishte “në tryezë”, si dhe ndëshkimi ekonomik nëse një marrëveshje paqeje nuk garanton pavarësinë afatgjatë të Kievit, shkruan CNN.
“Ka mjete ekonomike, por sigurisht që ka edhe mjete ushtarake”, tha Vance.
Komentet e tij kanë një ton dukshëm të ndryshëm nga deklaratat e tjera të fundit nga Shtëpia e Bardhë – përfshirë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Trump sugjeroi këtë javë se Ukraina “mund të jetë ruse një ditë”, pak para se të njoftonte se negociatat e paqes do të fillonin menjëherë pas një telefonate me Putinin./abcnews.al
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve