Për qindra miliona njerëz që jetojnë në Indi dhe Pakistan, ardhja e hershme e valëve të të nxehtit të verës është bërë një realitet i tmerrshëm që po teston kufijtë e mbijetesës duke ngarkuar furnizimet me energji.
Të dy vendet zakonisht përjetojnë valë të nxehti gjatë muajve të verës maj dhe qershor, por sezoni i valëve të të nxehtit të këtij viti ka mbërritur më shpejt se zakonisht dhe parashikohet të zgjasë edhe më shumë, raporton CNN.
Temperaturat këtë javë pritet të rriten në nivele të rrezikshme në të dy vendet.
Disa pjesë të Pakistanit ka të ngjarë të përjetojnë nxehtësi deri në 8 gradë Celsius mbi normalen midis 14-18 prillit, sipas departamentit meteorologjik të vendit. Temperaturat maksimale në Balochistan, në jugperëndim të vendit, mund të arrijnë deri në 49 gradë Celsius (120 Fahrenheit).
Kjo është si të jetosh në Luginën e Vdekjes – vendi më i nxehtë dhe më i thatë në Amerikën e Veriut – ku temperaturat e ditës së verës shpesh ngjiten në nivele të ngjashme.
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse