Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipotermia

23:20 | 2 Shkurt 2026
E.H

Qyteti i Nju Jorkut ka regjistruar të paktën 13 vdekje për shkak të hipotermisë, në ditën e 11-të të një vale të fortë të të ftohtit që goditi metropolin amerikan.

Për të adresuar këtë situatë, autoriteti bashkiak mobilizoi një flotë prej 20 automjetesh me personel shëndetësor, si dhe qendra ngrohjeje për raste emergjence.

Sipas statistikave zyrtare, midis viteve 2005 dhe 2021, qyteti i Nju Jorkut regjistroi midis 9 dhe 27 vdekje në vit të lidhura me të ftohtin. Ky numër u rrit në 34 në vitin 2021 dhe 54 në vitin 2022.

Shpërndaje në rrjete sociale