Një vaksinë e zhvilluar nga një njësi e Grupit Kombëtar Biotec të Kinës (CNBG) është 79,34% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga COVID-19 dhe kompania po kërkon miratimin për përdorim të gjerë publik në Kinë.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, shkalla e efikasitetit, bazuar në një analizë të përkohshme të provave klinike të Fazës 3, është më e ulët se norma 86% për të njëjtën vaksinë të shpallur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në dhjetor, bazuar në të dhënat paraprake nga provat atje.
Një zëdhënëse e ndërmarrjes nuk pranoi të shpjegonte mospërputhjen dhe tha se rezultatet e hollësishme do të publikohen më vonë, pa dhënë një afat kohor.
Por ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se rezultatet e ndryshme mund të minojnë besimin tek vaksinat.
Ndërkohë studiuesit turq thanë të enjten se rezultatet e tyre të përkohshme nga një vaksinë për COVID-19 e zhvilluar nga Sinovac Biotech e Kinës treguan 91.25% efikasitet – vlerësim ky që krijon konfuzitet në raport me atë të së njëjtës ditë nga Brazili, i cili tha se efikasiteti i vaksinës ishte midis 50% dhe 90%.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...