Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka deklaruar se vaksina e parë turke kundër koronavirusit, e cila do të quhet “Turkovak” është në fazën e tretë të provës klinike.
Ministri i Shëndetësisë Fahrudin Koca tha se testet në fazën e parë dhe të dytë treguan një përgjigje imune ndaj vaksinës dhe sigurisë së saj. Ai vuri në dukje se vaksina është “krenaria e shtetit”, tranmseton portali arbresh.info
Erdogan theksoi se është mëse e nevojshme që Turqia të ketë vaksinën e saj për t’u përdorur dhe për ta eksportuar.
“Turkovak” përdor teknologjinë e “virusit të paaktivizuar” dhe u zhvillua në Universitetin e Erges, Anadoll.
Dozën e parë të fazës së tretë të vaksinës e morri vullnetarisht një person, i cili u transmetua edhe gjatë video konferencës.
Turqia për momentin përdor vaksinën kineze nga prodhuesit Sinovak dhe Pfizer/Biontek.
Turqia e cila ka një popullsi prej 82 milion banorësh, janë dhënë gjithsej 43.5 milion doza të vaksinave deri më tani, dhe që nga sot, të gjithë shtetasit mbi moshën 25 vjeç mund të vaksinohen./arbresh.info/
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...