Sipas një raporti, shkruan Herald, Vladimir Putin e ka pengaur vajzën e tij të madhe të udhëtojë jashtë vendit, me frikën se ajo nuk do të kthehej më në Rusi.
Maria Vorontsova donte të fluturonte në një vend “miqësor” për një pushim tropikal në plazh për të shënuar ditëlindjen e saj të 37-të javën e ardhshme, thuhet në raport, transmeton portal arbresh.info
Ajo planifikoi një arratisje romantike me Yevgeny Nagorny, 33 vjeç, partneri i saj që nga shpërbërja e martesës me djalin holandez të një koloneli të NATO-s.

“Putin ka refuzuar kërkesën e saj, duke forcuar mbrojtjen e sigurisë për vajzën”, thuhet në raport.
“Sipas informacioneve tona, vajza e madhe e presidentit nuk kishte në plan të kthehej në Rusi”, vazhdon tutje raporti.
Raporti nuk thoshte nëse arsyeja e planit të saj të supozuar për t’u arratisur ishte lufta e përgjakshme e babait të saj në Ukrainë.
Maria – e cila është sanksionuar nga vendet perëndimore për shkak të lidhjeve të saj familjare me Putinin – ka një djalë gjysmë holandez, tani 8 vjeç, nga ish-bashkëshorti i saj Jorrit Faassen.
Maria është vajza e Putinit nga ish-gruaja e tij Lyudmila, ish-zonja e parë ruse.
E lindur kur babai i saj ishte spiun i KGB-së, Maria është eksperte në sëmundjet e rralla gjenetike te fëmijët./arbresh.info/
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...