Ushtria ukrainase deklaron se ka nisur një kundërsulm ndaj forcave ruse në jug dhe ka pretenduar përparime të konsiderueshme në drejtim të Khersonit.
Serhii Hlan, deputet i cili është pjesë e këshillit të rajonit Kherson, tha se forcat ukrainase “vazhduan operacionet sulmuese dhe e shtynë armikun 9 kilometra prapa në distriktin Beryslav”.
Hlan pohoi gjithashtu se njësitë ukrainase “thyen grupimin e armikut në dy pjesë dhe në fakt rrethuan grupimin armik në Davidiv Brid”.
Davidiv Brid ishte vijë e frontit për javë të tëra dhe u bë një rrugë shpëtimi për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga Kherson.
Ushtria ukrainase publikoi video të sulmeve të artilerisë, që supozohet kundër pozicioneve ruse. Ushtria shkroi në Facebook se lufta e artilerisë vazhdon.
“Ushtarët ukrainas ndjekin dhe djegin pajisjet e pushtuesve në tokat e rajoneve Kherson dhe Mykolaiv. Kherson duro, jemi afër!”.
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin